11.5 C
Tirana

Rekord viktimash, Bullgaria po përballet me rritje rastesh me koronavirus

Më datë:

Bullgaria raportoi të martën shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, 243 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa 5,863 janë infektuar.

Pandemia në Bullgari, vendin me normën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian, ka marrë gjithsej 23,316 jetë njerëzish.

Vetëm 24 për qind e popullsisë së rritur bullgare është vaksinuar plotësisht, krahasuar me mesataren e BE-së prej 74 për qind.

Vaksinimi ka nisur të rritet qysh të enjten e kaluar, kur autoritetet kanë kufizuar qasjen në restorante, kinema dhe palestra vetëm për ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit, janë shëruar ose kanë test negativ.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 7,100 pacientë me koronavirus janë aktualisht të shtrirë në spitalet e Bullgarisë. Më shumë se 90% e tyre thuhet të jenë të pavaksinuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...