18.5 C
Tirana

A do t`i lejojë Kantoni i Cyrihut testet falas për të rinjtë deri 25 vjeç?

Më datë:

Parlamenti i kantonit të Cyrihut planifikon të diskutojë shpejt lidhur me testet e koronës falas për të rinjtë.

Këshilli Kantonal (parlamenti), me 78 vota pro, ka shpallur urgjente një kërkesë përkatëse të bërë nga SVP.

Kjo parti dëshiron që testet e koronës të jenë sërish falas për personat deri në 25 vjeç.

Sepse nëse këto teste nuk do të jenë falas, atëherë ky është një lloj vaksinimi i detyrueshëm, sidomos për të rinjtë dhe të varfërit.

Kauzën e SVP-së, kësaj radhe e kanë mbështetur Partia e Qendrës (Die Mitte) si dhe pjesë të PS, të Gjelbërve dhe PPE.

Përpara se tema të kthehet në parlament, Qeveria e Cyrihut duhet të japë mendimin e saj brenda pesë javësh.

Nëse balanci i fuqisë në këshill mbetet ky që është, megjithatë, testet e koronës falas për të rinjtë mund të hidhen poshtë në mbledhjen e ardhshme të këshillit.

Kjo, për faktin se me atë rast kërkohet shumica e votave për të bërë bartjen përfundimtare në qeveri.

Në të njëjtën mbledhje, një tjetër postulat i SVP-së nuk u shpall urgjent. Ai kërklonte që testet e koronës të ishin falas për të gjithë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU, inspektime në Vlorë, Lezhë, Elbasan për tregtimin e pesticideve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në...

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën...

Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se...

Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Andorrës dhe Anglisë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve...