16.5 C
Tirana

“Lumë” gjobash ndaj drejtuesve: 3.1 mln masa në 8 muaj!

Më datë:

Në Shqipëri jetojnë pak më shumë se 2.8 milionë banorë. Në rrugët e vendit qarkullojnë rreth 700 mijë automjete. Vetëm në 8 muajt e parë të vitit, Policia Rrugore vendosi mbi 3.1 milionë masa administrative nga më pak se 300 mijë që ishin në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë.

Gjithë ky “lumë gjobash” duket se reflektoi në uljen e numrit të aksidenteve gjatë muajit shtator. Sipas Institutit të Statistikave, muajin e shkuar u shënuan 105 aksidente rrugore nga 138 aksidente në po të njëjtin muaj të 2020-ës.

Megjithatë shumë shqiptarë vijojnë të humbin jetën në rrugët e vendit. 151 në 9 muajt e parë të vitit nga 138 në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë. Megjithatë në harkun e muajve janar-shtator u shënuan 6 vdekje më pak se në po të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Duke e marrë në rrafshin e 9 muajve, aksidentet u rritën me 9.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, megjithatë mbetën poshtë niveleve të vitit 2019.

Teksa shifrat e aksidenteve dhe vdekjeve si pasojë e tyre luhaten, periudha e verës vijon të mbetet më problematikja.

Sipas INSTAT, në 9 muajt e parë të vitit, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, me mbi 33 për qind të rasteve, ndërsa Tirana, Lezha, Fieri, Durrësi dhe Vlora mbeten qarqet më problematike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...