20.5 C
Tirana

Ambasadori i Japonisë në vendin tonë: Integrimi i Shqipërisë në BE, tepër i rëndësishëm

Më datë:

Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Takada Mitsuyuki ka zhvilluar një takim në bashkinë e Fierit.

Gjatë fjalës së tij ambasadori tha se integrimi i Shqipërisë në BE është tepër i rëndësishëm.

“Qeveria japoneze mendon se integrimi i Shqipërisë në BE dhe i gjithë rajonit në BE është shumë i rëndësishëm.

Për këtë arsye vetë qeveria japoneze ka investuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve, sepse mendon që do të jetë një hap më tepër që të ndihmojë në integrimin në BE të Shqipërisë”, u shpreh Ambasadori Mitsuyuki.

I pyetur në lidhje me lëvizjet e fundit ta ambasadës amerikane në Shqipëri ambasadori japonez nuk ka dhënë asnjë koment.

“Japonia nuk mund të komentoj deklaratat e ambasadorëve të shteteve të tjera, por mendoj se ambasada amerikane e ka mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë e është një aleatë i rëndësishëm i Shqipërisë.

Nuk mund të komentoj veprimet dhe qëndrimet e SHBA”, tha ndër të tjera ambasadori.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...