13.5 C
Tirana

Mori emigrantë të paligjshëm në Pogradec, kapet 32-vjeçari në dalje të Kamzës. Ja cili ishte destinacioni final

Më datë:

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në dalje të Kamzës me 4 emigrantë të paligjshëm.

Ai i kishte marrë në Pogradec dhe do t’i çonte në Shkodër me qëllim kalimin për në Malin e Zi. Destinacioni përfundimtar i emigrantëve të palijgshëm ishte Italia.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh, 32 vjeç, pasi në dalje të Kamzës, u kap në flagrancë nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin e tij 4 emigrantë të parregullt, të cilët i kishte marrë në Pogradec me destinacion Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe një aparat celular.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...