Sulmi me shigjetë në Norvegji, shkon në 5 numri i viktimave

Më datë:

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi me shigjetë në Norvegji pasditen e djeshme pasi u sulmuan nga një burrë. Ngjarja ndodhi në qytetin në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, në orën 18:13 me orën lokale.

Autori i sulmit, një shtetas danez i moshës 37-vjeçare është arrestuar nga policia. Dyshimet janë se ai ka vepruar i vetëm dhe tashmë do të hetohet nëse ngjarja ka lidhje me një akt terrorizmi.

Një dëshmitar i tha televizionit lokal TV2 se kishte dëgjuar disa të bërtitura dhe më pas pa një grua që po mbulonte fytyrën.

“Një burrë po qëndronte në cep të rrugës me një shigjetë me hark në duart e tij. Më pas pashë njerëz që vraponin për të shpëtuar jetën e tyre. Njëra prej tyre ishte edhe një grua që po mbante një fëmijë përdore”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takim në Berlin, Merz mirëpret kryeministrin Rama në kuadër të koalicionit

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Kancelarinë Federale...

Berisha: Bashkëpunojmë edhe me forca që kanë platformë kundër PD-së

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se...

Tavë me domate dhe kunguj

Përbërësit për 4 persona: 1 lugë vaj ulliri, 1...

Relike historike nga “Titanic” në ankand, ora e xhepit vlerësohet mijëra dollarë

Një orë e gjetur në trupin e një pasagjereje,...