14.5 C
Tirana

Japoni, koronavirusi nuk rrezikon mbajtjen e Lojërave Olimpike

Më datë:

Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore në Tokio këtë vit, në takimin me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), përsëritën mesazhin e tyre të qartë se përhapja e koronavirusit në Kinë nuk do të parandalojë mbajtjen e lojërave olimpike,  (AA).

Yoshiro Mori, kryetari i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike, theksoi se ata nuk po mendonin për anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike. “Më lejoni ta sqaroj këtë”, tha Mori.

Olimpiada do të hapet në pak më shumë se pesë muaj, kurse zjarri me flakën olimpike muajin e ardhshëm fillon rrugëtimin nëpër Japoni, që është një sinjal i qartë se ngjarja më e madhe sportive në botë është gjithnjë e më afër.

Megjithëse në Japoni nuk janë raportuar raste të vdekjes që i atribuohen virusit të ri, zyrtarët e Tokios dhe KON-it qartë ishin të shqetësuar. Ndër zyrtarët në takimin në Tokio ishte Dr. Richard Budgett, drejtor i KON-it i për mjekësi dhe kërkime shkencore.

Javën e kaluar, Toshiro Muto, drejtori ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Lojërave, tha se ai shqetësohej seriozisht se përhapja e koronavirusit mund të rrezikonte vrullin olimpik. Sidoqoftë, një ditë më vonë ai tha që ishte i sigurt se lojërat do të zhvilloheshin.

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, gara e kampionatit në Formula 1 u anulua të mërkurën, e planifikuar të zhvillohej në prill në Shanghai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...