4.5 C
Tirana

RD e Kongos, rritet në 61 numri i të vdekurve nga fundosja e barkave

Më datë:

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e fundosjes së nëntë motobarkave pranë rajonit Bumba të Republikës Demokratike të Kongos (KDC) më 9 tetor u rrit në 61, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Qeverisë së Shtetit Mongala, Nestor Magbado, në një deklaratë tha se numri i njerëzve që humbën jetën si rezultat i fundosjes së mjeteve lundruese që shkonin nga rajoni Tshopo në rajonin Bumba përmes lumit Kongo, me gjetjen e trupave të 11 të tjerë u rrit në 61.

Magbado theksoi se 13 gra dhe dhjetë fëmijë ishin mes të vdekurve.

Duke deklaruar se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar, Magbado tha se ata vlerësojnë se në barkat ku u shpëtuan 30 pasagjerë kishte pasur 150 pasagjerë.

Gjithashtu theksohet se aksidentin e shkaktuan kushtet e këqija të motit, transporti i udhëtarëve dhe ngarkesa mbi kapacitetin e barkave.

Në shtetin Mongala është shpallur tri ditë zie.

Sidomos gjatë shirave sezonalë, aksidentet shkaktohen nga mirëmbajtja e dobët e varkave dhe fakti që ata marrin udhëtarë dhe ngarkesat mbi kapacitetin e tyre.

Për shkak të mungesës së rrugëve të asfaltuara në RDK, liqenet dhe lumenjtë përgjithësisht përdoren për transport.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...