14.5 C
Tirana

Macron fton Haftarin në Francë

Më datë:

Presidenti francez Emmanuel Macron të mërkurën i ka dërguar ftesë zyrtare komandantit renegat libian Khalifa Haftar për të vizituar Francën,  (AA).

Sipas një deklarate nga zyra e shtypit e Haftarit, ai u takua me Christophe Farno, drejtor i Departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Ministrinë e Jashtme franceze, në qytetin lindor të Benghazit.

Farno përcolli ftesën tek Haftar gjatë takimit.

Ai gjithashtu përcolli ftesë nga ministrit i Brendshëm francez, Christophe Castaner, për homologun e tij në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (QPK) të njohur nga OKB, Fathi Bashagha, për të vizituar Parisin.

Gjatë takimit të djeshëm me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio në Tripoli, kryeministri i Libisë Fayez al-Sarraj i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të sigurojnë që vendimet e marra në konferencën e muajit të kaluar në Berlin mbi Libinë të respektohen.

Haftar në konferencën më 19 janar u pajtua për të caktuar individë në një komision ushtarak të propozuar nga OKB me pesë anëtarë nga secila anë për të monitoruar zbatimin e një armëpushimi.

Përskaj thirrjes së konferencës për një armëpushim të përhershëm në vendin e shkatërruar nga lufta, forcat e Haftarit kanë vazhduar sulmet e tyre.

Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011, dy seli të pushtetit janë shfaqur në Libi: njëra në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftar që nga prilli i kaluar, duke marrë jetën e më shumë se 1.000 njerëzve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...