Gjykata vendosi Pjerin Ndreun Kryetar të Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi: E jashtëligjshme, drejtuese jam unë

Më datë:

Qytetarja e parë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me anë të një postimi në rrjetet sociale duke bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka vendosur Pjerin Ndreu Kryetar të Shoqatës së Bashkive, ka hedhur akuza se ky vendim është jo i drejtë e joligjor.

Sipas Voltana Ademit, veprime të tilla bëjnë që PS po kontrollon edhe Shoqatën e Bashkive dhe  janë në kundërshtim me Kushtetutën, statutin e shoqatës, dëmtojnë autonominë dhe parimet e demokracisë vendore.

Më tej Ademi shton se Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për procesin antikushtetues të votimeve vendore të datës 30 qershor 2019, e shumë shpejt do të keni një vendim të qartë.

“Ftoj partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët, brenda dhe jashtë vendit, të vlerësojnë me profesionalizëm dhe seriozitet situatën.” Shprehet në fund Ademi.

Postimi i Ademit:

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...