10.5 C
Tirana

Kërkonte para në këmbim të legalizimeve, SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj

Më datë:

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.

Drejtori i kadastrës u arrestua më 26 janar të këtij viti nga policia e Beratit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e Kadastrës.

Sipas institucionit të akuzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...