9.5 C
Tirana

Dhunoi kushëririn, pranga 34-vjeçarit në Fier, procedohet penalisht një tjetër

Më datë:

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar i akuzuar për dhunë në familje.

Në njoftimin e tyre thuhet se Kujtim Metaj 34 vjeç nga fshati Frakull e Madhe, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, E. M.

Sakaq, është proceduar penalisht Xhezmi Muçaj, i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier

Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje, procedohet penalisht një tjetër për zjarrvënie.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 34 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit E. M.

•Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Xh. M., banues në Peshtan, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një hektar me pyje si edhe një sipërfaqe me ullinj në pronësi të shtetasit Y. Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...