19.5 C
Tirana

Nisja e mësimit/ Basha mesazh urues për nxënësit: Edhe ky vit do jetë sfidues, kujdesi nuk duhet të mungojë!

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit në mbarë vendin që sot nisin zytrtarisht procesin mësimor, ndonëse nën diktatin e pandemisë së covid-19.

Në mesazhin e tij urues, Basha thekson se edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjarëve.

“Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor!

Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre!

Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë!

Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja.

Suksese të gjithëve”, shkruan Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...

Kërkuan t’u hiqet sekuestroja e pasurive, GJKKO “rrëzon” Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Riad...