Avionët e Turqisë dhe Azerbajxhanit fluturim përshëndetës mbi Ngushticën e Stambollit

Më datë:

Ministria turke e Mbrojtjes ndau fotografitë e shkrepura nga ajri për fluturimin përshëndetës që ekipet akrobatike “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları” të Forcave Ajrore të Turqisë zhvilluan në qiellin mbi Ngushticën e Stambollit përpara Festivalit të Hapësirës dhe teknologjisë (TEKNOFEST) 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter, ministria turke njoftoi se avionët e Forcave Ajrore të Turqisë dhe avionët e Forcave Ajrore të Azerbajxhanit me rastin e TEKNOFEST zhvilluan fluturimin përshëndetës në peizazhin unik në Ngushticën e Stambollit në Bosfor. Më tej thuhet se fluturimet demonstrative dhe aktivitetet do të vazhdojnë gjatë TEKNOFEST-it nga ekipet akrobatike “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları”.

Në postim u paraqitën fotografi të shkrepura nga ajri gjatë fluturimit përshëndetës që ekipet akrobatike “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları” zhvilluan në qiellin mbi Ngushticën e Stambollit përpara TEKNOFEST 2021. Në fotografi vërehet se “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları” shoqërohen nga avionët MIG-29 të Forcave Ajrore të Azerbajxhanit.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...