Detaje të trishta janë mësuar nga vdekja e minatorit Muharrem Plaku, që u gjet i pajetë pas 6 ditësh kërkime. 61-vjeçari ngeli i bllokuar në galeri në zonën D, në 450 metra thellësi.
Mësohet se në momentin e shembjes së masivit shkëmbor minatori është futur në një boshllëk katror të ndërtuar prej druri të cilët vendosen ku ka rrezik shembjeje, por ka qenë e pamundur që ky vend të mbrojë jetën e tij.
Kjo pasi janë shembur me qindra metër kub masiv shkëmbor, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme 61-vjeçarit.
Duket se minatori ka bërë edhe përpjekjen e fundit për të shpëtuar por ka qenë e pamundur.


