18.5 C
Tirana

Rritet në 109 numri i ushtarëve amerikanë me dëmtime në tru nga sulmet e Iranit

Më datë:

Ankara

Është rritur në 109 numri i ushtarëve amerikanë që janë diagnostikuar me dëmtime traumatike të trurit pas sulmit që Irani kreu në bazën Al-Asad në Irak ku ishin të vendosur ushtarët amerikanë, (AA).

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve (Pentagon) në një deklaratë njoftoi se 109 ushtarë të diagnostikuar me dëmtim të trurit janë vendosur nën trajtim.

Në fund të muajit janar numri i ushtarëve me traumë të trurit ishte njoftuar të ishte 64.

Pasi SHBA-ja më 3 janar nëpërmjet një sulmi ajror në aeroportin e Bagdadit vrau kreun e forcës elitare ‘Quds’ të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), Qasem Soleimani, Irani më 8 janar ndërmori sulme me raketa ndaj bazave të Al-Asad dhe asaj në Erbil ku ishin të vendosura forcat amerikane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...