16.5 C
Tirana

Liban, përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve

Më datë:

Bejrut

Në kryeqytetin libanez Bejrut kanë shpërthyer përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve, që u përpoqën të bllokojnë rrugët për të parandaluar ligjvënësit të arrijnë në parlament për një votëbesim të qeverisë së re,  (AA).

Sipas Agjencisë Kombëtare Libaneze, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin të kalojnë gardhin e vendosur nga qeveria rreth parlamentit.

Protestuesit po mbanin pankarta duke kërkuar “fund korrupsionit” dhe “mosbesimit të sotëm për qeverinë”.

Ata po ashtu sulmuan me vezë automjetin e ministrit të Mjedisit dhe Zhvillimit Adminisrativ, Damianos Kattar, përderisa ai po shkonte drejt parlamentit.

Dje, ushtria libaneze njoftoi marrjen e masave të jashtëzakonshme të sigurisë në komplekstin e parlamentit dhe në rrugët që çojnë drejt tij.

Libani po përballet me papunësinë e lartë, rritjen e ngadaltë dhe me borxhe më të larta në botë, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave me një detyrim të borxhit që arriti në 86.2 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2019.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...