16.5 C
Tirana

Izraeli i ndalon guvernatorit të Kudsit hyrjen në Bregun Perëndimor

Më datë:

Kuds
Izraeli i ka ndaluar guvernatorit të Kudsit të qeverisë palestineze, Adnan Gays, hyrjen për gjashtë muaj në Bregun Perëndimor nën pushtim, (AA).

Gays në një deklaratë nëpërmjet platformës së rrjeteve sociale, njoftoi se i janë dhënë dy njoftime ndërkohë që ishte duke dhënë deklaratë në qendrën policore Al-Maskubija, e cila ndodhet në Kudsin e pushtuar.

“Njëra nga njoftimet ka përmbajtjen që të mos hyjë në Bregun Perëndimor për gjashtë muaj, ndërsa tjetra që të mos takohet me zyrtarët në qeverinë palestineze”, tha Gays.

Ai bëri të ditur se vendimet në fjalë hyjnë në fuqi që nga 13 shkurti dhe se ka të drejtë të aplelojë këto vendime brenda 72 orëve.

Qeveria izraelite më 10 dhjetor 2019 e ndaloi Gays-in që gjatë gjashtë muajve të mos kryente asnjë aktivitet social ose të mbledhë ndihma në Kuds.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...