9.5 C
Tirana

Telefonata me Presidentin e Kinës, Trump: Me ngrohjen e motit koronavirusi do të zhduket

Më datë:

SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi ku thotë se me rritjen e temperaturave koronavirusi do të dobësohet dhe zhduket.
Trump komplimenton Kinën për punën disiplinore që po bën në luftën kundër koronavirusit dhe shpreh bindjen se Presidenti Xi do të ketë sukses.

”Sapo pata një bisedë të gjatë dhe shumë të mirë përmes telefonit me Presidentin Xi të Kinës. Ai është i fortë, i mprehtë dhe i përqendruar fuqishëm në udhëheqjen e kundërsulmit ndaj Koronavirus. Ai e ndjen se po shkojnë shumë mirë, madje po ndërtojnë edhe spitale për ccështje ditësh…
…ai do të jetë i suksesshëm, veçanërisht kur moti fillon të ngrohet & virusi shpresojmë se bëhet më i dobët, dhe më pas do të zhduket. Disiplinë e madhe po zhvillohet në Kinë, pasi Presidenti Xi udhëheq me forcë atë që do të jetë një operacion shumë i suksesshëm. Ne jemi duke afër ngushtë me Kinën për të ndihmuar!”- shkruan Trump në tweeter.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por më shumë se një muaj nga shfaqja e këtij virusi në fund dhjetori të 2019, janë regjistruar 1 018 viktima si dhe 43 111 të prekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...