14.5 C
Tirana

Maqedonia e Veriut një hap pranë anëtarësimit, sot seancë solemne për protokollin për në NATO

Më datë:

Seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO do të mbahet sot në Kuvend në prani të presidentëve dhe përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve fqinje, kreut shtetëror dhe politik të Maqedonisë, si dhe korit diplomatik. Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30-të.

Do të mbetet i papërfunduar edhe ratifikimi në parlamentin e Spanjës, ndërsa ratifikimi te ne do të ketë veprim të anuluar dhe do të aktivizohet pasi procesi të përfundojë në Madrid.

Propozim-ligji për ratifikim është në procedurë kuvendore, prejse Qeveria vendosi për ratifikim të parakohshëm, me qëllim që të mos humbet vazhdimësia në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë duke marrë parasysh atë që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill.

Në seancën e sotme solemne të Ratifikimit të marrëveshjes veriatlantike fjalime të tyre do të mbajnë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri teknik Oliver Spasovski, si dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitreski, të BDI-së Ejup Alimi, të OBRM-PDUKM-së Nikolla Miceski, të grupit të pavarur të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nola Ismajlovska Starova, deputetët e Aleancës për shqiptarët Surja Rashidi, Alternativës Afrim Gashi, Besës Fadil Zendeli, PDSH-së Meral Ferati. Pas votimit para deputetëve dhe të pranishmëve do të mbajë fjalim edhe kryetari i SP-NATO Atila Mesterhazi.

Para fillimit të seancës solemne, kryetari i Kuvendit Xhaferi do të mbajë takime të shkurtëra përshëndetëse me përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve fqinje. Në Kuvend në këtë akt sot do të jenë të pranishëm Mirosllav Tugjman, i dërguar dhe shef i delegacionit kroat në SP NATO, Vasilika Husi, nënkryetar i Parlamentit shqiptar, Cveta Karajançeva, kryetar i Kuvendit bullgar, Genci Nimanbegu, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Në seancë të ftuar për të marrë pjesë janë edhe ish presidentët, kryeministrat, liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues nga jeta publike dhe shoqërore dhe kori diplomatik, midis të cilëve edhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

Pas ratifikimit në orën 16:00 është planifikuar ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...