Ikin amerikanët, sauditët i kërkojnë ndihmë grekëve për raketat “Patriot”

Më datë:

Disa bateri raketash kundër ajrore greke “Patriot”  do të vendosen tashmë në Arabinë Saudite. Mediat helene raportojnë se ato janë nisur sot bashkë me një grup ushtarakësh prej 100 personash dhe do të vendosën pranë Rijadit.

Ushtarakët grekë bashkë me raketat “Patriot” do të qendrojnë për disa kohë në Arabinë Saudite me qëllim mundësimin e asaj që krerët e saj e quajtën “stabilitetin e rajonit”, megjithatë duket qartë se objektivi është Irani dhe rebelët Houthi në Jemen.

Gjithçka ndodh vetëm tre ditë pasi SHBA-të vendosën të heqin nga Arabia Saudite raketat e tyre “Patriot”, gjë e cila shkaktoi reagim të fortë mes sauditëve, të cilët gjenden ende nën sulmin e raketave nga rebelët Houthi në Jemen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LONDËR- Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në...

Ecja më shumë nuk përkeqëson dhimbjet e gjurit, zbulimi i ri sfidon frikën nga lëvizja

Një studim i ri japonez sugjeron se rritja e...

Përplasjet në protestë lënë 8 persona të plagosur, mes tyre efektivë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin...

Tensione në protestë, fishekzjarrë e gurë drejt policisë, autobotët zbresin në aksion

Vijojnë tensionet gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...