14.5 C
Tirana

Irani: Vrasja e komandantit e dobësoi luftën kundër IS-it

Më datë:

Komandanti ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani, i cili është vrarë muajin e kaluar në një sulm të Shteteve të Bashkuara me dron, ka bërë përpjekje të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, tha të hënën presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

“Komandanti Soleimani ka qenë një person që ndiqte stabilitetin dhe qetësinë në rajon”, tha Rohani në një fjalim televiziv.

Soleimani ka udhëhequr forcën elitë të Iranit Kuds.

Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë atë më 3 janar, në Bagdad, duke thënë se ai ka planifikuar sulme kundër amerikanëve.

“Nëse komandanti Soleimani donte të vriste gjeneralë amerikanë, do ta kishte shumë, shumë të lehtë në Afganistan, Irak dhe çdo vend tjetër. Ai kurrë nuk e ka bërë këtë”, tha Rohani.

Këtyre komenteve u bëri jehonë edhe kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, i cili tha se vrasja e Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara e ka dobësuar luftën kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) në rajon.

“Administrata e SHBA-së nuk e ka kuptuar ende realitetin në terren”, tha Salehi në një takim të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në Vjenë.

Ai tha se Soleimani ka qenë “elementi më i rëndësishëm në luftën kundër Shtetit Islamik”.

Në përgjigje të vrasjes së Soleimanit, Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak, por pa shkaktuar viktima.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...