13.5 C
Tirana

Spanja konfirmon rastin e dytë të koronavirusit

Më datë:

Madrid
Spanja ka konfirmuar rastin e dytë të koronavirusit infektues nga Kina,  (AA).

Rasti u raportua në një destinacion të njohur turistik në Mallorca, tha Qendra Kombëtare Spanjolle për Mikrobiologji.

Një burrë britanik që jetonte në ishull u infektua nga virusi në fund të janarit në një qendër skiimi në Francë, kur ai ra në kontakt me një person të infektuar, tha Fernando Simon, kreu i Qendrës së Koordinimit të Emergjencave në Spanjë.

Personi, identiteti i të cilit nuk u publikua, është mbajtur në izolim në Palma de Mallorca, tha Simon në një konferencë për shtyp në Madrid. Gruaja e tij dhe dy vajzat nuk janë infektuar.

Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë me kë kanë qenë britaniku në kontakt në Spanjë.

Rasti i parë i infeksionit në Spanjë ishte një turist gjerman, i cili u diagnostikua me infeksionin një javë më parë në Ishujt Kanarie.

Numri i vdekjeve nga virusi në Kinë të dielën u rrit në 812, më shumë sesa numri i vdekjeve nga SARS në vitet 2002-2020.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...