10.5 C
Tirana

“Trump udhëheq politikë të hapur ndaj Iranit, për dallim nga parardhësit e tij”

Më datë:

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Irani mund të kthejë prirjet negative të shkaktuara nga sanksionet amerikane dhe të kapërcejë varësinë kombëtare të ekonomisë nga nafta,  (AA).

Khamenei në pallatin në Teheran priti udhëheqësit e Forcave Ajrore të Iranit, të cilëve u tha se nuk duhet të tregojnë dobësi, sepse kjo do t’i inkurajonte armiqtë të sulmojnë Iranin.

Duke vënë në dukje se forcat e armatosura iraniane duhet të forcojnë më tej aftësitë e tyre për të eleminuar kërcënimet e armikut, Khamenei tha se sanksionet amerikane mund të shndërrohen në një mundësi të mirë nëse zyrtarët iranianë veprojnë në mënyrë të arsyeshme.

“Ne mund të shfrytëzojmë sanksionet amerikane për të kapërcyer varësinë e ekonomisë së Iranit nga nafta. Kjo varësi nga nafta është shkaku i shumë problemeve”, tha Hamnei.

Ai tha se shumë zyrtarë amerikanë po i bëjnë thirrje administratës së Donald Trump që të zvogëlojë sanksionet ndaj Iranit në mënyrë që vendi të mbetet i varur nga nafta.

Khamenei tha gjithashtu se autoritetet e mëparshme amerikane kishin ndjekur një politikë të fshehtë ndaj Iranit, por që udhëheqësit e tanishëm të Washingtonit po zbatojnë një politikë plotësisht të hapur.

“Irani nuk është kërcënim për asnjë vend në botë, ne thjesht angazhohemi për të eleminuar kërcënimet dhe për të mbrojtur sigurinë e vendit tonë”, tha lideri suprem iranian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...