10.5 C
Tirana

Me grip? Jo të gjithë shkojnë në spital/ Mjekët kërkojnë që fëmijët të çohen në qendrat shëndetësore

Më datë:

Në këtë situatë gripi dhe virozash të shumta që qarkullojnë dhe ku me të prekurit janë fëmijët e vegjël, prindërit menjëherë i çojnë ata në urgjencën e pediatrisë së QSUT-së edhe kur fëmija ka një temperature që mund të menaxhohet në shtëpi apo kur rruga më e shkurtës është pediatri në qendrën shëndetësore me të kontaktuar mjekun çka e riskon fëmijën më shumë për të rënë në kontakt me një tjetër virus apo virozë përveç asaj që mund të ketë.

Në Tiranë, 4 qendra shëndetësore që funksionojnë edhe gjatë orëve të natës, por mjekët thonë se prindërit nuk i çojnë fëmijët.

Ashtu si qendra numër 8, ofron shërbim mjekësor 24 orë edhe ajo numër 10, ajo në Kombinat dhe në Laprakë të cilat kanë mjekë pediatër dhe ku fëmija mund të trajtohet edhe me serum kur është e nevojshme.

Por, në mënyrë që prindërit që jetojnë në periferi të Tiranës të orientohen edhe të mësojnë për këto qendra duhet që Ministria e Shëndetësisë të gjejë mënyrën për t’i informuar se si ata të aksesojnë pediatrin në qendra shëndetësore dhe të mos shkojnë në QSUT ku dhe shërbimin nuk e marrin siç duhet pasi vetëm janë vetëm dy mjekë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...