Kryeminstri i Malejzisë Mahathir thirrje Trumpit të japë dorëheqje

Më datë:

Kryeministri i Malajzisë Mahathir bin Mohamad i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump të japë dorëheqjen,  (AA).

Mahathir po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me marrëveshjen e ashtuquajtur të paqes të shpalosur nga Trump në një konferencë për shtyp në Platformën Ndërparlamentare për Kudsin.

I pyetur se çfarë këshille ka për Trumpin për marrëveshjen e ashtuquajtur të paqes, Mahathir u përgjigj: “Dorëheqje”.

Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.

Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.

Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...