12.5 C
Tirana

Krim politik në mes të Francës? Vritet në mënyrë makabre blogeri anti-Putin

Më datë:

Blogeri anti-Putin, Imran Aliev është vrarë në një hotel në Francë.

44-vjeçari kishte kundërshtuar me zë Vladimir Putin dhe liderin çeçen, Ramazan Kadyrov. Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia franceze beson se vrasja e Aliev është e motivuar politikisht.

Policia franceze dyshon për mikun e viktimës, i cili është zhdukur menjëherë pas vrasjes. Të dy ata kishin udhëtuar së bashku nga Belgjika në Francë, ku ishin akomoduar në hotel.

Menaxheri i hotelit ka shkuar për të kontrolluar të ftuarit, por ka gjetur trupin e pajetë të blogerit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë, e cila është dërguar në laboratorin mjekoligjor për analiza.

Në Belgjikë, blogeri Aliev ishte nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve nga Rusia dhe çeçenia për sulmin e tij ndaj opozitës. Një zyrtar i lartë i policisë franceze bëri me dije se Franca ende nuk ka kontaktuar me Rusinë për këtë ngjarje.

Kush ishte Imran Aliev?

Aliev ishte me origjinë nga Çeçenia, një rajon juglindor në Rusi. Ky rajon ka parë dy luftëra brutale për pavarësi në dekadat e fundit. Rajoni është kontrolluar nga Kadyrov qënga viti 2007 me miratimin e Moskës. Ai postonte shpesh herë video në Youtube që ishin kritike për qeverinë çeçene.

Vrasja e tij është vdekja e fundit që ngjall shqetësime të shumta për një skuadër vrasësish rus që po qarkullon në Evropë. Kjo frikë është bërë më e mprehtë që nga tentativa për të vrarë Sergei dhe Yulia Skripal në Angli.

Në mënyrë të ngjashme është vrarë edhe komandanti rebel çeçen, Zelimkhan Khangoshvili, i cili u qëllua për vdekje në mes të një parku në Berlin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kokona: Projektet publike, marrëdhënie të besueshme me sektorin publik dhe komunitetit

Drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC), Elira Kokona,...

Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projektet e reja me arkitekturë mbresëlënëse

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konkursin...

Transparenca e pagave po përparon në Evropë dhe ngre pyetje për praktikat zvicerane

Pagat, një temë tabu në Zvicër, po bëhen gjithnjë...

Shokon kryeministri sllovak: Trump m’u duk i rrezikshëm në takim, më shqetësoi gjendja e tij

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u tha liderëve të...