14.5 C
Tirana

Pse Sheqeri Është I Dëmshëm Edhe Kur Konsumohet Në Sasi Të Vogla?

Më datë:

Sheqeri është një element i shtuar në shumë ushqime që konsumojmë çdo ditë.

Ushqimet e konservuara dhe ato të gatshmet, janë një nga fajtorët e rritjes së konsumit të sheqerit ndër vite.

Duke qenë se përmban shumë kalori, sheqeri mund të shkaktojë inflamacion, gjë që mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.

Por, kini parasysh se gjithmonë bëhet fjalë për sheqerin e përpunuar! Ushqimet që përmbajnë në mënyrë të natyrshme sheqer si perimet dhe frutat, nuk shkaktojnë inflamacion.

Kjo falë lëndëve ushqyese që ato përmbajnë, të cilat trupi i përpunon me një ritëm më të ngadaltë dhe të qëndrueshëm.

A është sheqeri kaq i dëmshëm edhe kur konsumohet në sasi të vogla?

Një studim i Universitetit dhe Spitalit të Zyrih, ku AgroWeb.org u bazua, hetoi efektet e konsumit të sasive të vogla të sheqerit.

Rezulatatet e testimit treguan se edhe pse në sasi të vogla, konsumi i sheqerit mund të shkaktojë ndryshime në metabolizëm.

Autori kryesor i këtij studimi Philipp Gerber, tregoi se edhe një sasi e vogël e sheqerit në ditë, mund të  shtojë dhjamin në mëlçi.

Gjithashtu prodhimi i sheqerit në mëlçi, vazhdon të shtohet edhe pasi ju të keni ndaluar konsumin e tij.

Po ashtu studiuesit zbuluan se fajtorët kryesorë të shtimit të dhjamit në mëlçi, ishin fruktoza dhe sakaroza.

Ata vunë re se trupi prodhoi dyfish yndyrë tek ata që kosmunuan fruktozë dhe glukozë edhe pas 12 orësh nga vakti i fundit.

Prodhimi i shtuar i yndyrës në mëlçi është diçka shqetësuese. Kjo gjë mund të çojë në sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur dhe në diabet të tipit 2.

P.Gerber u shpreh se ky kërkim është një hap i rëndësishëm për të kuptuar efektet negative të sheqerit në organizëm.

Në të ardhmen, ekspertët e shëndetit do të jenë në gjendje të japin rekomadime më të sakta rreth regjimit ushqimor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...