Regjistrohet temperaturë e lartë rekorde në Antarktidë

Më datë:

Janë regjistruar temperatura të reja rekorde prej 18,3 gradë Celsius në Gaidishllin e Antarktikut, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2015 me 17,5 grad Celsius në të njëjtin vend, njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik i Argjentinës,  (AA).

Termometri i bazës kërkimore argjentinase Esperanza, mbledh të dhëna nga viti 1961, lexoi temperaturën historike në mesditën e ditës së enjte.

Temperatura ishte 0,8 gradë më e lartë nga temperatura rekorde e mëparshme në vend, por nuk ishte më e larta në rajonin më të gjerë të Antarktidës, përfshirë kontinentin, ishujt dhe ujërat e ngjitur.

Më 30 janar 1982, stacioni kërkimor i Britanisë në Ishullin Signy regjistroi një temperaturë prej 19,8 gradë Celsius.

Një komitet i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO) do të kontrollojë tani nëse ky është me të vërtetë është një rekord i ri për Antarktidën, i cili njihet si toka më e madhe kontinentale.

Sipas Randall Cerveny, raportuesi i motit dhe klimës ekstreme të WMO, të dhënat e termometrit të Esperanza-s tregojnë një rekord të mundshëm të ligjshëm, por nevojitet një vlerësim zyrtar i procesverbalit, si dhe rrethanave të kushteve meteorologjike.

“Rekordi duket se sikur lidhet (në një afat të shkurtër) me atë që ne e quajmë ngjarje rajonale “foehn” mbi zonë: një ngrohje e shpejtë e ajrit që zbret nga një shpat/mal”, tha Cerveny.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...