6.5 C
Tirana

Situata nga zjarret në Turqi, Erdogan viziton zonat e prekura në jug të vendit

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka shkuar në jug të vendit, për ta parë nga afër situatën me zjarret.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se presidenti turk e vizitoi zonën e prekur nga zjarret në Antalia, në distriktin Manavgat.

Bashkë me të në helikopter ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.

Në ndihmë Turqisë i kanë dalë disa shtete të rajonit.

Rusia dhe Ukraina kanë dërguar aeroplanë për t’i luftuar zjarret nga ajri, ndërsa Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të ekipeve emergjente, helikopterë dhe pajisje speciale.

Edhe Greqia fqinje ka ofruar asistencë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...