16.5 C
Tirana

Sherr në Pogradec, babë e birë godasin me sende të forta 45-vjeçarin, i plagosuri niset drejt Traumës

Më datë:

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin H. A., 60 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin N. A.

 

Babë e birë dyshohen se kanë goditur pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasin Ç. C., i cili është dërguar në Spitalin e Truamës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. A., 60 vjeç, banues në fshatin Senishtë, Pogradec dhe shpallën në kërkim djalin e tij shtetasin N. A., 29 vjeç, pasi në fshatin Senishtë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur fizikisht shtetasin Ç. C., 45 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë”, kryer në bashkëpunim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbahet sot seanca për Veliajn në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot seancën gjyqësore për shqyrtimin...

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...