13.5 C
Tirana

“Jemi ofenduar, vëzhguesi i ONM presion të përsëritur”, zbulohet letra konfidenciale për kreun e KPK nga trupi gjykues që konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn

Më datë:

Tre anëtarët e trypit gjykueses të kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, përplasen me vëzhguesin ndërkombëtar të ONM, Teo Jacobs.

Përmes një letre konfidenciale të drejtuar kryetares së KPK, tre anëtarët e trupës gjykuese, përkatësisht Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu, shkruajnë se dënojnë sjelljen e vëzhguesit Jacobs në seancën dëgjimore gjatë procesit të vettingut, ku pati debate të forta mes tij dhe drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Gjatë kësaj seance, e cila zgjati për rreth 8 orë, Jacobs ngriti dyshime se Imeraj ka përgjuar dhe vëzhguar kolegun e tij, Hans Kijlstra tashmë të larguar nga ONM.

Në letrën e klasifikuar konfidenciale, anëtarët e trupës gjykuese shprehen se janë ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja joprofesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të cdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar.

“Qëndrimet paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion.

Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar nga vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen.

Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.” thuhet ndër të tjera në letrën konfidenciale.

Në përfundim, tre anëtarët e trupës gjykuese të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, shprehin besimin se raste të tilla që sipas tyre, dëmtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM-së të mos përsëriten më.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...