Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim: SHBA mbështet anëtarësimin në BE

Më datë:

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dha një mesazh të rëndësishëm nga Qafë Thana ditën e sotme

Ajo tha se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit.

Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë.

Ndërsa sot qëndrojmë në një  kufi që është jo vetëm më i sigurt por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të çojë përpara integrimin paqen dhe begatinë.

Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe SHBA e mbështet këtë qëllim.

Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...