Vazhdon paraqitja e pacientëve me simptoma të helmimit në Deçan, deri sot në mëngjes 114 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Më datë:

Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rëndë. Numër i madh i qytetarëve edhe gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë.

Doktoresha Feride Dautaj, në një prononcim për Telegrafin ka treguar se nga ora 15:00 e së mërkurës e deri sot në orën 07:00 , ndihmë mjekësore kanë kërkuar 114 pacientë.

“Prej tyre 67 kanë qenë me simptomatologji të helmimit, kurse dy raste i kemi referuar për në Spitalin e Pejës”, tha Dautaj.

Ajo shtoi se gjatë natës ka qenë kryesisht qetë, mirëpo në orët e mëngjesit ka filluar sërish fluksi i pacientëve.

Dautaj bëri të ditur gjithashtu se një fëmijë i moshës 1 vjeç është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

“Një fëmijë i moshës 1 vjeç i cili ka qenë duke u trajtuar që tre ditë në QKMF në Deçan, është dërguar për në Spitalin e Gjakovës për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore”, u shpreh Dautaj.

Kujtojmë se që nga dita e diele e deri më sot, numri i qytetarëve me simptoma të helmimit që janë paraqitur në QKMF në Deçan, ka kaluar mbi 1 mijë.

Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...