Bizneset në Vlorë “kërcënojnë” Ramën: Të shtyhet ora policore ose të hënën do e shoh se çfarë e pret

Më datë:

Disa biznesmenë ne Vlorë kanë dalë sot në protestë në lidhje me orën policore.

Bizneset në zonën e Lungomares kërkojnë shtyrjen e orarit zyrtar pas orës 24:00 ku tashmë e ka hapur edhe Kosova si dhe kërkojnë që të shtyhet orari i muzikës përtej orës 22:00 që sipas tyre i dëmton biznesin.

Ata kërkojnë që policia të ndal terrorin që po bën në lokale pas orës 24:00, që i detyron klientët të largohen. Sipas tyre kjo formë dëmton biznesin e tyre.

Ndër të tjera ata kanë thënë se disa zona si Himarë, Dhërmi e Drimadhes favorizohen duke e lejuar muzikën përtej orës policore.

Kjo kërkesë është firmosur nga 55 biznese të Vlorës ku pritet të shtohet edhe më tepër.

“Jam pronar i një biznesi, dua të citoj fjalën e kryeministrit që ka thënë në parlament s’keni parë gjë akoma, të hënën do ta shikojë nga bizneset vlonjate që ai s’ka parë asgjë akoma, se çfarë do t’i ndodhë nga bizneset.

Na ka dëmtuar shumë. Unë e kam dhe klient kryeministrin që frekuenton lokalin, të jetë kryeministri atje, të vijë policia dhe të bëjë të njëjtat veprime.

Mbreti nuk ngrihet, mbreti vetëm jep urdhra, nuk ngrihet, është i madhërishmi, është i vetëshpallur mbret kështu që…”, tha një prej pronarëve të lokaleve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari

 Policia e Shtetit arrestoi sot në Kurbin një 54-vjeçar...

Diaspora shqiptare në Itali i bashkohet protestave: thirrje kundër qeverisë

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë...

Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren me Luksemburgun në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 20:00...

Balla inspekton plazhin e Spillesë: Sezoni turistik nis me kapacitete të plota

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi...