12.5 C
Tirana

Irani: Po zhvillohen negociata për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në

Më datë:

Irani ka bërë të ditur se po zhvillohen negociata për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në, duke riafirmuar gatishmërinë për të liruar të gjithë amerikanët që vuajnë në burgjet iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u adresuar në konferencën javore për media në Teheran, zëdhënësi i qeverisë, Ali Rabiei, tha se Irani është i gatshëm të lirojë të burgosurit amerikanë në këmbim të të burgosurve iranianë në të gjithë botën me urdhër të SHBA-së.

Komentet e tij vijnë në përgjigje të komenteve të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Iranin, Robert Malley, i cili në fillim të kësaj jave tha se Washingtoni nuk do të pranojë një “marrëveshje të pjesshme” në negociatat e shkëmbimit të të burgosurve me Teheranin.

Rabiei tha se Irani gjatë administratës së mëparshme të SHBA-së ka shprehur gatishmërinë e tij për të shkëmbyer të burgosurit, duke pretenduar se ajo administratë “refuzoi të ulej në tryezën e negociatave”. Megjithatë, shtoi ai, administrata aktuale e SHBA-së ka shfaqur përkujdesje për këtë çështje.

Dje, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, tha se çështja e shifrave të shkëmbimit të të burgosurve është në axhendën e ministrisë.

Negociatat mbi shkëmbimin e të burgosurve po mbahen paralelisht me bisedimet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Në të dy rastet, evropianët po luajnë rolin e ndërmjetësuesve pasi Irani ka refuzuar të angazhohet drejtpërdrejtë me SHBA-në.

Çështja e të burgosurve prej kohësh ka qenë një çështje me gjemba në marrëdhëniet midis dy kundërshtarëve kryesor.

Në janar të vitit 2016, një grup prej pesë amerikanësh u liruan nga Irani në këmbim të shtatë iranianëve të burgosur në SHBA. Ajo erdhi menjëherë pasi marrëveshja bërthamore historike u nënshkrua nga të dy palët.

Përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore, të cilën SHBA e braktisi në maj të vitit 2018, kanë filluar që prej disa muajsh, por mosmarrëveshjet kryesore mbeten të pazgjidhura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta...