Basha propozon 11 ndryshime për statutin e partisë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar 11 ndryshime që mund të bëhen në statusin e partisë.

Në propozimet e tij është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti, Kryesia e Seksionit, është shtuar si strukturë vendore e partisë Këshilli Koordinues i Qarkut, është zgjeruar kryesia e degës, është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, është zgjeruar kryesia e partisë, është rikonceptuar sekretariati ekzekutiv i partisë, është bashkuar në një komisionit të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës është riformatuar Komisioni i Përhershëm i statutit etj.

Fillimisht propozimet do të shqyrtohen në Kryesinë e partisë të enjten. Dy ditë më pas, kur të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar ato do të miratohen.

Selia blu do të zhvillojë të enjten një mbledhje kryesisë ku në fokus të diskutimeve mes anëtarëve do të jetë shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së zgjedhjeve të 25 Prillit për fazën e parë të saj si dhe ndryshimet në statutin e PD-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Republikanët anulojnë votimin për fuqitë e luftës

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së anuluan...

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Kjo sjellje nuk do të tolerohet!

Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi po...

Berisha: Raporti i IBAR goditi rrjetin e patronazhistëve

Kryedemokrati foli për raportin e IBAR për Shqipërinë. Sipas...

Tragjike në Maqedoninë e Veriut/ Makina përplaset me kamionin, 4 të vdekur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin...