21.5 C
Tirana

Drejtori në Bashkinë e Maliqit humbi jetën pas përmbysjes së kamionit, arrestohet një ditë më pas shoferi

Më datë:

Është arrestuar sot shoferi i kamionit që u përmbys një ditë më parë, duke lënë të vdekur 36-vjeçarin Marsel Nazifi, drejtorin e Pyjores pranë Bashkisë së Maliqit.

I arrestuari është S.G 63-vjeç, pasi dyshohet se këtij shtetasi i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e Nazifit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Vrëpckë, Maliq, ku si pasojë e përmbysjes së një mjeti, gjeti vdekjen shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, (me detyrë shofer pranë një firme), pasi dyshohet se këtij shtetasi i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit M. N., pasagjer në këtë mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...