13.5 C
Tirana

Sidnei zgjat izolimin, varianti Delta lë në shtëpi mbi 5 milionë njerëz

Më datë:

Banorët e Sidneit do të jenë në izolim edhe për një javë tjetër, ndërsa qyteti më i madh australian po lufton për frenuar një shpërthim të infektimeve.

Qeveria e Uellsit të ri Jugor, tha se kishte marrë vendimin e vështirë, për shkak të përhapjes së variantit më të transmetueshëm, atë Delta.

“Qeveria e Uellsit të Ri Jugor, bazuar në rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë, mori vendimin e vështirë për të zgjatur izolimin dhe kufizimet ekzistuese me një javë tjetër, deri në mesnatën e së premtes, më 16 korrik.

Shtama Delta po ndryshon rregullat e lojës.

Është shumë më i transmetueshëm se çdo formë tjetër e virusit që kemi parë deri më tani”, deklaroi Gladys Berejikliank, kryeministrja e Uellsit të Ri Jugor.

Urdhri i qëndrimit në shtëpia u lëshua më 26 qershor pas regjistrimit të rasteve me koronavirusin indian, ku 330 rastet e shënuara ditë e fundit, përbëjnë bilancin më të lartë të gjithë vitit në Sidnei.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...