16.5 C
Tirana

Plagosi me armë gjahu kushëririn pas një konflikti pronësie, pranga 66-vjeçarit në Fier

Më datë:

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur në Fier për shkak të një konflikti pronësie.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas, ku shtetasi Haredin Nazëraj, 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Klement Nazëraj, 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.

Policia ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale armën e gjahut.

Dyshohet se dy të afërmit janë konfliktuar për të mbjellat dhe më pas sherri ka degjeneruar dhe 66-vjeçari ka marrë armën duke e qëlluar kushëririn e tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Haredin Nazëraj për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Korridori VIII, projekt kritik për sigurinë në Europë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Korridori VIII është...

Në Tiranë mbahet Samiti i Planit të Rritjes: pjesëmarrëse Komisionerja Kos dhe liderët e BP

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e...

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...