14.5 C
Tirana

Dhunuan me shkopa bejsbolli duke i thyer këmbën dhe dorën avokatit në Sarandë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

Më datë:

Goditën me sende të forta avokatin ditën e djeshme në mes të Sarandës, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:05, në lagjen nr.4, në afërsi të Portit.

Marjel Mejdiu dhunua dje me shkopa bejsbolli, ndërsa përfundoi në spital me një dorë dhe këmbë të thyer dhe fraktura në trup.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.

Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...