Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Durrësit Fatos Tushe, pas akuzave të abuzimit me fondet publike.
Në një reagim në Twitter, Rama thotë se çdo i akuzuar nga drejtësia, nuk ka mbrojtjen e PS, dhe se duhet të përgjigjet vetë para ligjit me avokatin dhe ‘gojën’ e tyre.
“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.”-shkruan Rama.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2021


