7.5 C
Tirana

Shembet pjesa e mbetur e pallatit 12-katësh në Miami, qindra persona rezultojnë ende të humbur

Më datë:

Është shembur këtë të hënë pjesa e mbetur e bllokut të apartamenteve në pallatin 12-katësh në Miami.

Zyrtarët kanë thënë se ajo është shkatërruar për efekte sigurisë, pasi një stuhi tropikale po i afrohet Floridas.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe momentet e shpërthimit të komanduar, ku morën pjesë dhjetëra ekspertë.

Kujtojmë se një pjesë e pallatit 12-katësh u shemb më 24 qershor, duke lënë pas qindra të zhdukur dhe 24 persona të vdekur.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se pallati është shembur nga plasaritjet që kishte në kolonat mbajtëse, tavanet dhe hapësirat e tjera të parkingut.

Në një raport, të botuar në vitin 2018, thuhej se pallati duhej t’i nënshtrohej një rikonstruksioni të plotë, për shkak të rrezikut që shfaqte, por një hap i tillë nuk u ndërmor asnjëherë.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...