5.5 C
Tirana

Kishin “zaptuar” plazhin në Golem, nis procedimi për 3 administratorë subjektesh

Më datë:

Tiranë- Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.A., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak;

G.Gj., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit M. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...