11.5 C
Tirana

Sot Samiti i Berlinit, Merkel do të bisedojë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Më datë:

Gjatë ditës së sotme kancelarja gjermane, Angela Merkel do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në samitin e 5 korrikut synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare.

Takimi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Konferenca e parë u mbajt në 2014 dhe u cilësua si ndër nismat më të rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme.

Procesi konsiderohet edhe si “paradhomë e BE-së”. Por, edhe pas 7 vitesh takime periodike, procesi i zgjerimit vazhdon të mbetet i bllokuar.

Pas Gjermanisë, si nismëtare, organizatorë të samitit kanë qenë deri tani Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgari/Maqedonia e Veriut. Një nga arritjet e deritanishme të Procesit të Berlinit është miratimi i planit për tregun e përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit rajonal rinor. Një histori suksesi deri tani në këtë proces është heqja e ‘roaming’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht, një nismë tjetër e quajtur minishengeni ballkanik, që synon arritjen e katër lirive të njohura në BE është iniciuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, por që kundërshtohet nga Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

Financime të shumta janë dhënë për projekte të përbashkëta të cilat janë realizuar shumë pak. Në 2019, 700 milionë euro janë vënë në dispozicion nga BE për tetë projekte të reja infrastrukturore, ku 180 milionë prej tyre ishin grante. Përfituesi më i madh ishte Maqedonia e Veriut, e cila konsiderohet si “shembull i ndritshëm” për të gjithë rajonin për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen emrit. Vendet e tjera mbeten prapa thithjes së këtyre investimeve edhe për shkak të kapaciteteve të dobëta projektuese. 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon nga BE u lançuan pak kohë më parë në Tiranë nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, por ky plan sipas tij nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se nuk kemi një treg rajonal, shkruan Euroneës Albania.

Konfliktet e pazgjidhura ndërmjet shteteve në rajon kanë qenë pengesë e vazhdueshme për funksionimin si duhet të nismave të dala nga Procesi i Berlinit. E ndërsa ky do të jetë takimi i fundit me iniciatoren e këtij Procesi, Angela Merkel e cila në vjeshtë mbyll karrierën e saj politike, pritet të shihet se cili do të jete fati i kësaj nisme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas konfliktit të gjatë për pronën, dy vëllezër nën akuzë për vrasjen e biznesmenit

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar këtë të hënë, më...

“Mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE”, Spiropali pritet nga presidenti kroat

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci, ministrja për...

Rama në Katar, bisedime për nisjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve

Gjatë vizitës në Katar, kryeministri Edi Rama është takuar...

Bien prurjet e lumenjve, nis evidentimi i dëmeve në bujqësi

Një javë pas një moti me shumë reshje dhe...