14.5 C
Tirana

Vrau bashkëshorten në sy të foshnjës, mediat greke: Kur e arrestuan, po qeshte sikur po shkonte me pushime

Më datë:

Të tjera detaje janë mësuar rreth arrestimit të Charalambos “Babis” Anagnostopoulos, i cili akuzohet se ka mbytur bashkëshorten e tij, Caroline Crouch.

Kapiteni Dimitris Anthimos tha për Protothema.gr: “Nuk kam parë ndonjëherë aktor më të mirë se ai. Ai po qeshte kur e arrestuam, a thua se po e dërgonim me pushime”.

Policia greke ka dyshime se Charalambos Anagnostopoulos mund të ketë qenë transportues droge i karteleve dhe e mbyti Caroline Crouch kur kjo e fundit e zbuloi.

Ky dyshim ka lindur pasi hetimet mbi të ardhurat e grekut treguan se ai bënte një jetë luksoze, pavarësisht se paga si pilot nuk ishte edhe aq e lartë.

Hetuesit zbuluan se çifti kishte blerë kohët e fundit një tokë me vlerë rreth 60 000 euro, një shtëpi mbi 150 000 euro dhe sapo kishin kaluar pushime luksoze në Dubai.

Sipas policisë greke, Charalambos Anagnostopoulos, që njihet me emrin Babis, ka pasur një burim tjetër të ardhurash dhe e vrau gruan e tij 20-vjeçare kur ajo e mori vesh se nga vinin paratë.

Babis e mbyti me jastëk bashkëshorten e tij në 11 maj, në sytë e vajzës së tyre 11-muajshe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohen rreth 300 kg eksploziv në një furgon në doganën e Vërmicës në Kosovë

Autoritetet doganore në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë kanë ndaluar tĽ...

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri....

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Azinë Juglindore

Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut...

Grabiten lokali në Durrës, arrestohen dy të rinjtë, një i tretë në kërkim

Policia e Durrësit ka njoftuar këtë të hënë, më...