14.5 C
Tirana

Elona Gjebrea/ Deputetja shqiptare që do të drejtojë misionin e vëzhgueseve të OSBE në Bullgari

Më datë:

OSBE i beson një tjetër sfidë zgjedhore ndërkombëtare deputetes shqiptare Elona Gjebrea.

Ish-zv/ministrja e Brendshme do të drejtojë delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Bullgari që do të mbahen më 11 Korrik 2021.

Për katër vite rradhazi, Elona Gjebrea është anëtare në Byronë ekzekutive të Asamblesë së OSBE dhe ka drejtuar misione të rëndësishme zgjedhore si në Azerbajxhan, Gjeorgji, USA, Armeni si kryesuese dhe vëzhguese e delegacionit.

Deputetes së parlamentit të Shqipërisë i besohet ky pozicion i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare në Bullgari; në një kohë kur ky procesi përsëritet brenda pak muajve për shkak të klimës së brendshme politike atje.

Përzgjedhja e deputetes së Parlamentit të Shqipërisë vjen si rezultat i arritjeve të saj si anëtare e Byrosë ekzekutive në Asamblenë Parlamentare të OSBE-se dhe raportere e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Shkencës,Teknologjisë dhe Mjedisit.

Në përgjegjësinë e kryesueses së delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Gjebrea ka nisur intesivisht punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofrojë të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndroj në Sofie, kryeqytetin e Bullgarisë deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Elona Gjebrea do të drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 10 shtete të OSBE-së deri në përmbyllje të këtij procesi në Bullgari.

Zgjedhjet pritet t’i japin fund krizës politike së brendshme dhe në anën tjetër t’i japin zgjidhje qëndrimeve të politikës së jashtme pasi çështjet e hapura midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut penalizuan dhe hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës: 33-vjeçari i dehur përplasi motorin e policisë, “Skifteri” kapet vjedhës në Shijak

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur...

SHBA – Trump mbetet optimist për bisedimet e paqes me Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump mbetet shpresëplotë se bisedimet për...

Balliu: Qeveria dhe policia në bashkëpunim me krimin e organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë...

Kosovë: SHBA kërkon respektimin e ligjit pas shkarkimit të kryeprokurorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë...