12.5 C
Tirana

Këshilli i Shtetit në Francë i jep qeverisë afat për të ulur emetimet e gazit serë

Më datë:

Këshilli i Shtetit në Francë i dha qeverisë afat 9 muaj për të marrë masat e nevojshme për të ulur emetimet e gazit serë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Shtetit sot dha vendimin e tij lidhur me vlerësimin që ka bërë për ankesën e bërë në janar 2019 nga ish-kryetari i bashkisë së rajonit Grande-Synthe dhe ambientalisti Damien Careme për “plogështinë e Francës për klimën”.

Në vendimin e tij të publikuar në faqen e internetit, Këshilli i Shtetit thekson se ecuria aktuale e Francës nuk lejon që të arrihet objektivi i premtuar në Marrëveshjen e Parisit për Klimën për të pakësuar 40 për qind emetimin e gazit serë në vitin 2030 në krahasim me vitin 1990.

Në vendim kërkohet nga kryeministri francez që deri më 31 mars 2022 të marrë të gjitha masat e dobishme që do të sigurojnë arritjen e objektivave për të ulur emetimin e gazit serë.

Këshilli i Lartë Francez i Klimës, në një raport ditë më parë njoftoi se përpjekjet e qeverisë në luftën kundër ngrohjes globale janë të pamjaftueshme për të arritur në objektivat e vitit 2030.

Këshilli i cili është një institucion i pavarur i themeluar në vitin 2019 nga ana e presidentit Emmanuel Macron, në raportin e tij vjetor tha se pavarësisht trendit të rënies në emetimin e gazit serë, përpjekjet e Francës në luftën kundër ngrohjes globale tregojnë se vendi nuk do të mund të arrijë objektivat për klimën brenda 10 viteve.

Franca në vitin 2030 ka premtuar të pakësojë 40 për qind emetimin e karbon dioksidit në krahasim me vitin 1990. Por, me tejkalimin e buxhetit të saj në vitet 2015-2018, qeveria ka rritur kufirin maksimal të emetimit në 2019-2023 dhe kjo gjë e ka larguar vendin nga objektivat e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës: 33-vjeçari i dehur përplasi motorin e policisë, “Skifteri” kapet vjedhës në Shijak

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur...

SHBA – Trump mbetet optimist për bisedimet e paqes me Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump mbetet shpresëplotë se bisedimet për...

Balliu: Qeveria dhe policia në bashkëpunim me krimin e organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë...

Kosovë: SHBA kërkon respektimin e ligjit pas shkarkimit të kryeprokurorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë...