12.5 C
Tirana

“Do ketë të gjitha shërbimet për komunitetin”/ Arkitekti italian dhe nënkryetarja e Tiranës inspektojnë punimet e rindërtimit në lagjen “5 Maji”

Më datë:

Arkitekti italian Stefano Boeri, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan ecurinë e punimeve në lagjen e re “5 Maji”, aty ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Boeri tregoi disa detaje nga projekti.

“Arkitektura, në këtë rast, përdor elementë të gjelbërimit, natyrës. Në lagjen e re “5 Maji” do të ketë të gjitha shërbimet në dispozicion të komunitetit. Gjithashtu, po përfshihet ideja për përdorimin e hapësirave publike të hapura, si çatitë, oborret, ballkonet“, tha Boeri.

Arkitekti italian vlerësoi arkitektët e rinj shqiptarë që po zbatojnë me profesionalizëm projektin e realizuar prej tij.

Ndërsa, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shprehu bindjen se kjo do të jetë një nga lagjet më të mira, me të gjitha shërbimet e nevojshme, në kryeqytet.

“Do të jetë një lagje e mirëfilltë, me të gjitha shërbimet dhe hapësira të gjelbra. Hapësirat e përbashkëta janë jo vetëm për njerëzit që janë në këtë zonë, por edhe për ata që punojnë dhe ata që kalojnë kohë gjatë ditës“, nënvizoi ajo.

Lagjja e re e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Momenti i sulmit në Lushnjë: Të maskuar dhe me armë automatike qëllojnë “Julin e Pashakos”

Atentatorët e Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës...

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori...

Katastrofë në Tajlandë: Përmbytjet marrin 33 jetë, pacientët e spitalit largohen me helikopter

Autoritetet në Tajlandë planifikojnë të dërgojnë helikopterë të mërkurën...

Droga ndërkombëtare, goditet banda: Gjashtë shqiptarë mes të arrestuarve në Itali

Një operacion i gjerë i antimafias italiane ka çuar...