13.5 C
Tirana

Vijojnë kontrollet në plazhet e Shëngjinit, në sitë 20 subjekte, nuk konstatohen shkelje

Më datë:

Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra në Shëngjin.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 1 grup të FNSh, grup të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Kune, Shëngjin.

Deri në këto momente janë kontrolluar 20 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shoqata e bashkive, kërkesë për rritjen e fondeve të dedikuara

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një...

Homazhe në 113-vjetorin e ngritjes së flamurit të pavarësisë në Tiranë

Më 26 nëntor të vitit 1912, në Tiranë u...

Bardhi takon ambasadorin gjerman: Shqipëria ka nevojë për qeveri që del nga zgjedhje të lira

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi,...

“Moti dhe korrupsioni shkatërrojnë Shqipërinë”, Berisha denoncon dëmet pas reshjeve të shiut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë...